Festohet 50 vjetori i shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc (video)
Me moton "50 vjet Arsim" shkolla e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc kremtoj ditën e shkollës me një program të mbajtu në ambientin e shtëpisë së kulturës.Drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” Zejni Fejzullahu përshëndeti të gjithë të pranishmit në përvjetorin jubilar të kësaj shkolle si dhe ndahu mirënjohje për të gjithë profesorët e gjeneratës së parë të cilët kanë punuar në këtë shkollë, shkruan Titulli.com
“Shkolla e mesme “Sezai Surroi” kremton 50 vjetorin e hapjës së paraleleve të para në gjuhë shqipe si dhe feston 45 vjetorin e pavarsimit të shkollës nga gjimnazi i atëherëshëm “Skenderbeu” në Preshevë. Sot në mesin tonë gjenden profesorët e gjeneratës së parë të cilët punuan në gjimnazin në paralelet e ndara në Tërnoc” u shpreh Fejzullahu.
Me ane të një telegrami urimi znjonja Hadije Surroi Morina, bisa e tw cilit mbanw emrin shkolla e mesem uroi për kremtimin e 50 vjetorit të shkollës.
“Në pamundësi për të qenë prezente sot në kremtimin e ditës së shkollës ju uroj të gjithëve këtë ditë”, e lexoi telegramin e sajë para të pranishmëve Esra Aqifi.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në fjalimin e tij i përshëndeti të gjithë të pranishmit si edhe ua uroi ditën e kësaj shkolle dhe kujtoi problemet e shumta në fushën e arsimit të cilat i kishin gjeneratat e para të kësaj shkolle si dhe vështirësit të cilat janë sot.
Për të bërë më të begat kremtimin e ditës së shkolle, nxënësit shpalosën një program të begatëshëm si artistik njëkohësisht edhe letrarë. /Titulli.com/